75 Mall Live Search
18:21 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Fjalët e kryeministrit Haradinaj në Akademinë Përkujtimore të vëllait të tij, Luanit  

Nën përkujdesjen e Shoqatave të Dalura nga Lufta, është mbajtur Akademi Përkujtimore në 21-vjetorin e rënies së Dëshmorit të Kombit, Gjeneral Major, Luan Haradinaj.

Në këtë akademi, ku të pranishëm ishin presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ministra, deputetë, bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve, kryetarë të komunave, u fol për figurën e lavdishme të Gjeneral Major, Luan Haradinajt, luftëtarit të orëve të para të UÇK-së.

Kryeministri Ramush Haradinaj, falënderoi për organizimin dinjitoz të akademisë, në nderim dhe lartësim të veprës së një luftëtari të lirisë, në këtë rast të Luan Haradinajt.

“Është e pamundur që veprën e luftëtarit të lirisë ta dëshmojmë me një akademi, por megjithatë ky kujdes i juaji na nderon edhe neve si familje, si bashkëluftëtarë. Andaj, duke shprehur respektin më të madh për të gjithë të rënët për liri që po i kujtojmë këto ditë, njëkohësisht për të gjithë juve që na keni nderuar, ju them Lavdi të rënëve për liri”, tha kryeministri Haradinaj.

Ndryshe, pas mbajtjes së kësaj Akademie, kryeministri në llogarinë e tij në Facebook, ka shpërndarë disa fotografi nga kjo ngjarje, duke shtuar edhe disa fjalë.

“Qëndruam të fort sot, në ditën kur kujtuam rënien tënde. Qëndruam të fortë sepse t’i me shokë i vendosët themelet e këtij shteti, duke e dhënë flijimin më të shtrenjtë, jetën tuaj. Pusho i qetë Luan. Pusho i qetë bashkë me shokët më të mirë, me trimat e kësaj toke që brezave të rinj u dhatë lirinë. Lavdi! RH”, ka shkruar më tej ai./Indeksonline/