08:10 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Fjalët e papritura të Valverdes në drejtim të Dembeles pas derbit të djeshëm

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim me Atletico Madridin falë golit të Ousmane Dembeles mbrëmë.

Dhe Ernesto Valverde ka gjetur kohë që ta lavdërojë sulmuesin.

Dembele ka pasur probleme disiplinore në javët e fundit, por pas inkuadrimit në lojë mbrëmë, shënoi golin e barazimit, transmeton IndeksOnline.

”Është e vërtetë që Dembele ishte vendimtar”, tha Valverde në konferencën e tij për shtyp.

”Dembele ka disa aftësi, të cilat të tjerët s’i kanë – vetëbesimin, goditjet me të dyja këmbët, personalitetin dhe talentin”.

”Ai është lojtar i mrekullueshëm dhe ka shumë talent”, theksoi Valverde./IndeksOnline/