19:31 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fjalët e Ronaldos pas golave të parë me fanellën e Juves

Cristiano Ronaldo ka shënuar dy golat e para me fanellën e Juventusit.

Sulmuesi i cili i kushtoi Zonjës së Vjetër rreth 100 milionë euro realizoi në ndeshjen e tij të katërt në Serie A.

Përmes një statusi në Twitter, ai ndihet shumë i lumtur për kontributin e dhënë në ndeshjen kundër Sassuolos.

“Jam shumë i lumtur që kam shënuar dy golat e parë me Juventusin dhe sidomos pasi kam kontribuar në këtë fitore të rëndësishme të ekipit!”, ka shkruar Ronaldo. /IndeksOnline/