14:14 / E Enjte, 22 Tetor 2020

Flasin nga prokuroria për vjedhjen e arkës 300- kilogramëshe, në AUV

IndeksOnline sot ka raportuar se në Agejncinë e Ushqimit dhe të  Veterinarisë  është kryer një vjedhje e një arke me peshë 300 kilogramë.

E në të siç mëson IndeksOnline kishte para dhe dokumente me vlerë.

Në lidhje me këtë rast në një prononcim për IndeksOnlinen ka folur  Laureta Ulaj, zyrtare për informim dhe monitorim të mediave në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Ajo ka treguar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me këtë rast.

“Duke iu referuar pyetjeve të parashtruara nga ju, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.

Nga ana tjetër Policia e Kosovës për IndeksOnline ka konfirmuar vjedhjen në objektin e Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Sipas tyre kjo ngjarje ka ndodhur në ora 08:05.

“Më 22.10.2020 në orën 08:05, ne Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë-Kosovë është kryer një vjedhje. Njesitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, thuhet në përgjigjen e tyre.