10:12 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Flet babai i Hazard, tregon një detaj interesant për Real Madridin

Thierry Hazard, babai i yllit të Chelseat ka thënë se djali i tij do t’ë kishte ndryshe situatën nëse Zidane do të ishte ende trajner i skuadrës.

“Mund të ketë qenë një histori tjetër nëse Zidane kishte vazhduar si trajner i Real Madridit, por ai vendosi largimin. Tani nuk mund të them asgjë, ndoshta Hazard kurrë nuk do të kaloi te Reali” ka thënë babai babai i yllit belg.

Thierry ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë që djali i tij të bashkohet me Realin në fund të këtij afati kalimtar. Sipas tij, Eden tani fokusin e ka vetëm te Chelsea./Indeksonline/