18:54 / E Enjte, 26 Korrik 2018 / indeksADMonline

Flet doktori për vdekjen e Demaçit

Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë, Bujar Gashi, ka konfirmuar se veprimtari i shquar i çështjes shqiptare, Adem Demaçi, ka vdekur rreth orës 17:40, ndërsa nuk ka mundur të shpëtojë edhe përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor.

Veprimtari i ndjerë, Adem Demaçi, ka vdekur pasditmën e sotme në urgjencën e kryeqytetit.

“Në 16:54 eshte pranu thirrja. Në 17:00 ekipa ka arrit në shtëpinë e të ndjerit. Janë bërë përpjekjet jetëshpëtuese per rreth 40 minuta, mirëpo nuk ka mund të rikthehen funksionet vitale”, ka thënë Gashi.

Lajmin për vdekjen e Demaçit e ka dhënë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti nga Kuvendi me ç’rast u ndërpre edhe seanca e sotme.