11:59 / E Hënë, 14 Maj 2018 / indeksADMonline

Flet mamaja e Beyonce-s: ‘Që të vogla, i çova vajzat te psikologu’

Beyonce dhe Solange nuk kanë qenë përherë kaq të lidhura sa ç’duken. Kur Beyonce i dha provat se do të shndërrohej shumë shpejt në një yll botëror, e ema, Tina Knoëles u sigurua që vajza tjetër, Solange të mos ndihej e lënë pas dore.

Çfarë bëri ajo si nënë? Në një intervistë me Maria Shriver, Tina tregoi se i çoi te vajzat psikologu për të ndjekur disa seanca këshilluese.

“I çova shumë herët, në mënyrë që këshilluesi ta ndihmonte Beyonce- n të ishte më e ndjeshme ndaj Solange- t, pasi nuk e duronte dot fare. Kur ato ishin të vogla, kur ajo ishte 5 vjeçe ishte totalisht në botën e saj, me miqtë e saj. Beyonce ndihej shumë e acaruar. Por seancat e bënë më të dashur me motrën. Familja ime ishte e tipit: Do i çmendësh vajzat, i ke akoma të vogla. Por unë doja që Beyonce të kuptonte se Solange do të rritej përherë në hije. Kjo e bëri më të kujdesshme ndaj motrës, ashtu siç është edhe sot.”

Po kështu vazhdoi të thoshte: “Gjatë gjithë kohës i mësoja vajzat të mos ndiheshin të pasigurta thjesht sepse gjendej një vajzë tjetër rrotull tyre. U thoja se ishin më të bukurat dhe kjo është e rëndësishme mesoj”.

Megjithatë, Tina e dinte se kaq nuk mjaftonte, ndaj teksa Beyonce nisi rrugëtimin e saj drejt muzikës dhe famës, ajo u përpoq t’i jepte Solange-t vëmendjen e duhur.

“E kisha shumë me merak këtë pjesë pasi unë vetë personalisht jam rritur me idenë që mamaja ime kishte vëllain të preferuarin e saj dhe se e donte më shumë se mua. Ndaj mbaj mend që të mërkurave mbaroja punën dhe gjithë ditën ia dedikoja Solange- it. Ishte e vështirë të them të drejtën pasi Beyonce po kthehej në yllin e qytetit.”