23:51 / E Martë, 02 Mars 2021 / AR

Flet shoku i Meriton Mjekiqit pas ndalimit të tij nga policia

Në orët e mbrëmjes në një mosmarrëveshje në trafik ka ndodhur në Prishtinë.

Dy vetura në mes të rrugës janë ndaluar, personat që ishin me të kishin filluar të konfrontoheshin me fjalë mes vete, shkruan Indeksonline.

Brenda njërës veturë ishte edhe moderatori Meriton Mjekiqi.

Për ta ndaluar këtë përplasje ndërhyn edhe zyrtarët policorë të Kosovës të cilët shoqëruan vet Mjekiqin dhe personin tjetër për intervistim në stacionin policor “jugu” në Prishtinë.

Burime të Indeksonline brenda policisë kanë treguar që për momentin të arrestuarit janë duke u intervistuar.

Detaje për këtë rast ka dhënë edhe kolegu i Meritonit, Dati.

Për Indeksonline ai tha se ishte prezent kur ndodhi ngjarja, dhe se sipas tij në vendin e ngjarjes nuk kishte të shtëna, por vetëm konfrontim mes fjalësh.

“Nuk është e vërtetë që kanë gjuajtur me armë, janë kapur veç me fjalë, Meritoni tani është në polici duke u intervistuar. Nuk është arrestuar” ka thënë ai.

Ndërkohë për rastin kanë folur edhe nga policia e Kosovës.