75 Mall Live Search
16:56 / E Martë, 07 Prill 2026 / Gj Sh

Flick: Do ta mbështes gjithmonë Yamalin, mund të bëhet më i miri në të ardhmen

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick i ka dal në mbrojtje futbollistit Lamine Yamal.

18 vjeçari u pa i nervozuar duke dalur nga fusha, në ndeshjen ndaj Atletiko Madridit, edhe pse skuadra katalanase fitoi me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Flick tha se në moshën që ka Yamal është i jashtëzakonshëm dhe do ta mbështes gjithmonë pasi beson se në të ardhmen do të jetë më i miri në botë.

“Ajo që duhet të kuptojmë është se Lamine është 18 vjeç dhe është një lojtar i jashtëzakonshëm. Kur e shikon përsëri ndeshjen, sheh që ai bën gjëra të pabesueshme.

Ai është vetëm 18 vjeç. Kaloi pesë lojtarë dhe pothuajse shënoi. U largua i zhgënjyer. Është emocional dhe kjo është gjë e mirë. Unë do ta mbështes gjithmonë. Duhet të kemi kujdes… jo çdo gjë që ai bën duhet të krijojë zhurmë rreth tij.

Ai është një lojtar fantastik dhe duhet të kemi parasysh që është 18 vjeç. I thashë që mund ta bëjë dhe që unë gjithmonë do ta mbroj.

Ai është një lojtar i madh, ndoshta më i miri në të ardhmen.”, ka deklaruar Hansi Flick./IndeksOnline/