75 Mall Live Search
23:49 / E Martë, 14 Prill 2026 / Gj Sh

Flick: Ishte ëndërr të fitonim Ligën e Kampionëve, tashmë synojmë La Ligën

Barcelona u eliminua nga Champions League, duke u ndalur nga Atletiko Madrid në çerekfinale, pasi rezultati i përgjithshëm ishte 3-2 për skuadrën madrilene.

Pas ndeshjes, trajneri i skuadrës katalanase, Hansi Flick, ka thënë se ishte ëndërr e tyre që të fitojnë Ligën e Kampionëve, por tashmë janë të trishtuar pas këtij eliminimi, shkruan IndeksOnline.

“Ishte ëndrra jonë të fitonim Ligën e Kampionëve, të gjithë jemi shumë të trishtuar. Jemi një ekip i ri dhe do të përmirësohemi.”, ka deklaruar Flick.

Tekniku gjerman po ashtu tha se tashmë synimi është La Liga dhe do ta fitojnë sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Hapi tjetër për ne është të fitojmë La Ligën. Duam ta fitojmë. Nuk më intereson kur, por duam ta fitojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet të provojmë se jemi fitues në ndeshjet e ardhshme.”, shtoi tutje Hansi Flick./IndeksOnline/