Flick pyetet se a është gati për ballafaqim me Mourinhon, ja si përgjigjet ai
Hansi Flick ka kaluar një tjetër sezon të mirë si trajner i Barcelonës.
Ai ka arritur të sjellë titullin e radhës në “Camp Nou”, duke treguar dhe njëherë se është një nga më të mirët në botë.
Në sezonin e ardhshëm ai pritet të ketë një kundërshtar të denjë siç është Jose Mourinho, i cili po kthehet te Reali pas 13 vitesh.
Kur u pyet rreth kësaj, Flick dha një përgjigje të shkurtë dhe të qartë për këtë situatë.
“Gati për Mourinhon? Sigurisht, pse jo? Ai është një trajner si të gjithë të tjerët”, ishin fjalët e Flick.
Barcelona e tij, fitoi La Ligën këtë sezon ku grumbulluan plot 94 pikë./IndeksOnline/

