16:34 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Fluturimi i parë nga Australia në Mbretërinë e Bashkuar, pa ndërprerje!

Fluturimi i parë pa ndalesë midis Australisë dhe Mbretërisë së bashkuar është bërë me zbritje në ‘Heathrow’.

Rrteh orës 5 të mëngjesit të sotëm, fluturimi i Qantas Airways nga Perth në Londër është i pari udhëtim prej 9 mijë kilometrash pa ndalim, transmeton Indeksonline.

Duke marrë rreth 17 orë për të përfunduar, në varësi të erës-tre orë më shpejt se fluturimi ekzistues Asutrali-Mbretëri e Bashkuar përfshin një ndalesë në Lindjen e Mesme.

Udhëtimi i kthimit nga Heathrow në Perth duhet të nisë këtë pasdite. Tani kjo mund të tingëllojë si punë e madhe, pasi shumë prej pilotëve menduan se kurrë s’do të ishte e mundur./Indeksonline/