12:31 / E Enjte, 08 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ford e blen një kompani për 40 milionë dollarë

Ford e ka blerë kompaninë elektrike të skuterëve, Spin për 40 milionë dollarë. Kjo blerje ndërlidhet me një test të skuterave që kompania i ka bërë muajin e kaluar nën emrin “Jelly”.

Tani për tani, Spin funksionon në nëntë qytete, duke përfshirë Charlotte, Denver e Detroit.

Poashtu, Ford ka filluar bashkëpunimin me kompaninë GoBikes duke bërë me dije se po hyn në një biznes të ri prodhimi.

Jozyrtarishët mësohet se Ford synon që në vitin 2020 të fillojë me prodhimin e skuterëve elektrikë./Indeksonline/

Temat: