21:57 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Ford krijon xhamin e mençur për njerëzit e verbër

Pamja është një nga elementët më të rëndësishem të një udhëtimi në rrugë, por sado që i bukur një peisazh mund të jetë, pasagjerët e verbër nuk mund ta shijojnë atë.

Falë kompanisë Ford, ata që nuk mund të mbështeten në sytë e tyre, mund të krijojnë një pamje të qartë në mendjen e tyre të maleve me borë apo luginave të gjelbra që rrethojnë makinën, shkruan IndeksOnline.

Teknologjia punon duke marrë fotografi me piktura njëkohore me kontrast të lartë, të cilat pastaj riprodhohen në dritaren anësore, nëpërmjet dritave speciale LED.
Pasagjerët e verbër mund të prekin xhamin, dhe ata do të ndiejnë hije të ndryshme të vibrimit me një intensitet prej 255. Kjo u lejon atyre ta prekin pamjen dhe ta rindërtojnë atë në mendjen e tyre.

Ky tipar quhet ‘Feel the View’ dhe është ende në formë koncepti, por ka mundësi që të ofrohet si shtesë opsionale në automjete të caktuara në të ardhmen. /IndeksOnline/