15:06 / E Enjte, 11 Tetor 2018

Ford tregon të ardhmen pa semafora në kryqëzime

Askujt nuk i pëlqen të pres në dritën e kuqe të semaforit, sidomos kur nuk ka trafik në anën tjetër të rrugës.

Vlen të theksohet se njerëzit shpenzojnë mesatarisht dy ditë duke pritur në semaforë cdo vit dhe Ford dëshiron ta eliminoj këtë gjë.

Kjo është një ide mjaft e frikshme dhe videoja e lëshuar nga kompania tregon se do t’i vendoste makinat në afërsi të njëra-tjetrës gjatë vozitjes nëpër kryqëzime.

Kjo në mënyrë efektive do të thotë që makinat nuk kanë nevojë të ndalen, shkruan IndeksOnline. Përveç kursimit të kohës, Ford thotë se teknologjia mund të ruaj karburantin duke mos pasur nevojë që shoferët të ndalen dhe të nisen shumë shpesh. Teknologjia gjithashtu premton të përmirësojë sigurinë, pasi gati 60 përqind e aksidenteve ndodhin në kryqëzime.

Sistemi parashikon që njerëzit të ngasin makinat, por Ford thotë se e njëjta teknologji mund të aplikohet për automjetet autonome. Kjo ka të ngjarë të jetë opsioni më i sigurt pasi teknologjia aktualisht mbështetet tek njerëzit që lexojnë pultin dhe pastaj ndjekin udhëzimet e makinës.