17:41 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Formacionet zyrtare: Prishtina – Gjilani

Me fillim nga ora, 18:00, në stadiumin, ”Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja, Prishtina – Gjilani.

Ndeshja në fjalë është dashur të zhvillohet në javën e parë të Superligës së Kosovës, megjithatë kjo nuk ndodhi.

Arsyeja e gjithë kësaj ishte se UEFA nuk kishte dhënë licensimin e plotë të stadiumit dhe ndeshja u shtye për sot, transmeton IndeksOnline.

Dhe pak para zhvillimit të ndeshjes, trajnerët e të dyja skuadrave i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Prishtina: Bekaj; Dallku, Thaqi, Arago, Bekteshi; Ahmeti, Mustafa, Korenica, Mankenda; Jasharoski, Khalid.

Gjilani: Kaqiu; Kastrati, Marinho, Magani; Halili, Lopes, Mustafa, Caesar; Nika, Ysa, Medrano.

Përndryshe, ndeshja do të drejtohet nga gjyqtari, Dardan Çaka me ndihmësit e tij./IndeksOnline/

No automatic alt text available.