10:26 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Formacioni i mundshëm i Man Unitedit ndaj Young Boys – mungon mbrojtësi, rikthehet një yll

Manchester Unitedi do të përballet me Young Boys këtë javë në Champions League.

”Djajtë e Kuq” janë nikoqir të skuadrës zvicerane në ”Old Trafford” me synimin për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

”Djajtë e Kuq” do të kualifikohen tutje në rast të fitores sonte dhe dështimit të Valencias ndaj Juventusit.

Jose Mourinho kërkon që ta përfundojë punën e kualifikimit në mënyrë që të përqëndrohet në Premier League – ku i ka punët më keq, transmeton IndeksOnline.

Man Unitedi ka shqetësime me lojtarë të lënduar, por Mourinho pritet të luajë me një formacion të fortë.

Man Utd team news

Victor Lindelof ishte njëri prej lojtarëve më të mirë në fushë për Unitedin në barazimin, 0-0 me Crystal Palacen në fundjavë.

Lindelof nuk do të mundet të luajë ndaj Young Boys, por i është garantuar loja nga minuta e parë kur të rikuperohet.

I harruari, Eric Bailly do të rikthehet në skuadër sonte, ku do ta zëvendësojë Lindelof.

Luke Shaw mungoi në fundjavë shkaku i pezullimit, por ai është i gatshëm të luajë të martën me Ashley Young, që pritet të luajë në të djathtë në mbrojtje.

Romelu Lukaku pritet të luajë prapë në sulm, derisa Lingard dhe Martial do ta mbështesin atë në fazën ofanzive.

Formacioni i mundshëm i Man Unitedit ndaj Young Boys:

(4-3-3) De Gea; Young, Smalling, Bailly, Shaw; Herrera, Matic, Pogba; Lingard, Lukaku, Martial./IndeksOnline/