15:43 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Formacioni me 11 lojtarët më të mirë të javës në Premier League

Premier League ka shpallur formacionin me 11 lojtarët më të mirë të javës së tretë.

Kryendeshja e kësaj jave u zhvillua në ”Old Trafford” mes Manchester Unitedit dhe Tottenhamit.

Befasisht, fituesi ishte Tottenhami, që triumfoi me rezultat, 3-0 si mysafir, transmeton IndeksOnline.

Dhe tre lojtarë të Spurs janë të përfshirë në formacionin e javës – Toby Alderweireld, Lucas Moura dhe Harry Kane.

Nga ana tjetër, Liverpooli vazhdoi me fitore, duke e mposhtur, 1-0 Brightonin. Në këtë formacion, ”Të Kuqtë” përbëhen me tre lojtarë.

Bëhet fjalë për tre mbrojtësit, Alexander-Arnold, Joe Gomez dhe Andy Robertson.

Kampioni në fuqi, Man City barazoi, 1-1 me Wolvesin, dhe kjo e fundit paraqitet në këtë formacion me Rui Patricion dhe Joao Moutinhon./IndeksOnline/