21:49 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Foto zyrtare e Real Madridit: Ndryshimi i Ramos dhe zëvendësuesi i CR7

Gjërat kanë ndryshuar në fotografinë zyrtare të futbollistëve të Real Madridit këtë sezon dhe vëmendja është përqendruar te zëvendësimi i CR7 në këtë aspekt.

Në fotografinë zyrtare të Real Madridit për sezonin e ri, vendin e Cristiano Ronaldos e ka zënë Raphael Varane.

Në një foto ku shihet gjithë skuadra e Real Madridit, Luka Modric e ka ndërruar vendin më lartë – afër trajnerit, Julen Lopeteguit, transmeton IndeksOnline.

Video thumbnail

Padyshim, detaji më kurioz i kësaj fotografie është se Sergio Ramos shihet me shiritin e kapitenit të skuadrës.

Pra, esenca e gjithë kësaj është se është hera e parë që kapiteni i Real Madridit e mbanë shiritin në një fotografi zyrtare./IndeksOnline/