21:05 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Fotografia e Luis Suarez bëhet “mollë” sherri te skuadra e famshme holandeze

Një fotografi e Luis Suarez e vendosur në afërsi të stadiumit të skuadrës PSV Eindoven është bërë mollë sherri. Tifozët e kësaj skuadre kanë alarmuar duke paralajmëruar protesta në rast se Suarez nuk hiqet nga kjo fotografi.

Fotoja ishte pjesë e kampanjës reklamuese të Adidas, ndërsa bashkë me të në foto janë edhe Messi e Pogba.

Arsyeja se pse tifozët e PSV-së kanë ndërmarrë këtë veprim është e kaluar e sulmuesit uruguajan pasi që më parë ai ishte pjesë e rivalit të përjetshëm, Ajaxit./Indeksonline/

Temat: