17:33 / E Mërkurë, 25 Korrik 2018 / indeksADMonline

Fotografitë e personave që po kërkohen në Greqi pas zjarreve, ndër to edhe dy binjake 9 vjeçare

Një baba i dëshpëruar grek po kërkon për vajzat binjake nëntë vjeçare, pasi i ka parë ato të gjalla në televizion në një anije shpëtimi, pas zjarreve të cilat kanë lënë të paktën 80 persona të vdekur në Athinë.

Dhjetëra të tjerë janë ende të pagjetur-duke përfshirë një irlandez të sapomartuar-ndërsa ekipet e shpëtimit sot vazhduan punën për të zbuluar mbetjet e djegura të qindra shtëpive dhe makinave në zonën e goditur nga zjarret në dhe përreth Athinës, transmeton  Indeksonline.

Shumica e të vdekurve u gjetën në vendpushimin e Matit, 25 milje në lindje të kryeqytetit, ku shpëtuesit e tmerruar gjetën mbetjet e djegura të familjeve të grumbulluara së bashku pranë një shkëmbi. Të tjerë vdiqën duke u përpjekur të iknin me makinat e tyre, ose duke lënë shtëpie dhe duke u përpjekur të hidheshin në det.

Ndërsa së fundi janë bërë publike edhe disa fotografi të bashkuara të familjarëve të zhdukur, përderisa kërkimet po vazhdojnë në Greqi./Indeksonline/

 

Temat: