17:01 / E Enjte, 01 Nëntor 2018 / indeksADMonline

FSK marsh në kujtim të rrugës së betejave të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Sot, Kompania e Task Forcës për Kërkim dhe Shpëtim, Regjimenti i Mbrojtjes Civile të FSK-së, në Pomozotin, e udhëhequr nga komandanti Eset Loku, kanë marshuar në kujtim të rrugës së betejave të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, nga Pomozotini, në Gllanasellë te vendi i rënies së tyre, e deri në Sheshin e Drenasit ku janë përjetësuar në bronz Heroi dhe Heroina.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa imazheve kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“I falënderova sinqerisht të gjithë pjesëmarrësit e këtij marshimi dhe urova që sa më shpejt, FSK edhe praktikisht të bëhet ushtri, në shërbim të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, duke përcjell amanetin e dëshmorëve tanë, për shtet, sovranitet dhe integritet të vendit. Faleminderit dhe suksese në misionin Tuaj fisnik!”, ka shkruar ai në postimin e tij në llogarinë Facebook.

Gjatë qëndrimit në sheshin Fehmi Lladrovci. u zhvillua edhe një mikpritje nga nxënësit dhe arsimtarët e shkollës ‘Rasim Kiçina’, plot emocione./Indeksonline/