21:45 / E Hënë, 28 Nëntor 2022 / AR

Fundi i epokës Agnelli/ Shkrihet i gjithë bordi drejtues i Juventus, dorëhiqet edhe Nedved

Juventusi është tronditur nga dorëheqjet masive të të gjithë bordit, duke përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe zëvendëspresidentin Pavel Nedved.

Raportime të shumta në Itali pretendojnë se i gjithë bordi i drejtorëve të Juventusit ofroi dorëheqjet gjatë një mbledhjeje të aksionarëve të hënën në mbrëmje.

Drejtori i Përgjithshëm Maurizio Arrivabene pritet të qëndrojë në klub dhe të marrë kontrollin e Juventusit ndërsa struktura e re e bordit do të finalizohet gjatë muajve të ardhshëm.