19:31 / E Hënë, 23 Nëntor 2020 / OSH

Fundi i Joachim Low, me këtë datë merret vendimi i madh nga Federata Gjermane e Futbollit

Humbja turpëruese 6:0 nga Spanja, pritet t’i kushtoj rëndë trajnerit të Gjermanisë, Joachim Low.

Federata e Futbollit të Gjermanisë do të mblidhen me 4 dhjetor për të marrë vendimin për të ardhmen e trajnerit gjerman, transmeton Indeksonline.

Low është trajner i Kombëtares së Gjermanisë që nga viti 2006. Pas 14 viteve, pozita e tij është rrezikuar si asnjëherë më parë./Indeksonline/