21:37 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Fundi i pjesës së parë fatal për Fiorentinën, Napoli kthen rezultatin

Fiorentina e nisi shumë mirë ndeshjen me një gol në minutën e 9-të nga pika e bardhë nga Pulgar.

Megjithatë, fundi i pjesës së parë ishte fatal për Fiorentinën, shkruan Indeksonline.

Mertens shënoi një supergol në minutën e 38-të.

Ndërsa belgu ishte shkaktar edhe i golit të dytë pasi u faulua brenda 16-metërshit. Penalltinë e shndërroi në gol për mrekulli Insigne./Indeksonline/