13:59 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

”Fusha dukej sikur plazh” – ylli i Barcelonës i frustruar pas ndeshjes

Zëvendës-kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets e ka kritikuar gjendjen e fushës në Jose ZOrrilla dhe e lavdëroi rolin e VAR në fitoren, 1-0 ndaj Real Valladolidit mbrëmë.

”Me fushën në këtë gjendje, është e vështirë të luajmë. Është tmerr që në kampionatin më të mirë në botë të zhvillohet ndeshja në këto kushte”.

”Kishte pjesë të fushës që dukeshin më shumë sikur plazh”, tha Busquets, transmeton IndeksOnline.

”Është e pabesueshme se si askush nga La Liga nuk erdhi për ta shikuar barin para ndeshjes. Ju s’mund të luani kështu, edhe pse e njejta ishte për dy skuadrat”.

Sa i përket ndeshjes, Busquets tha: ”Valladolidi i vështirësoi gjërat për ne. Ne vuajtëm, që të jemi të sinqertë. Në pjesën e parë ishim superior dhe kishim durim. Por, pjesa e dytë kishte rënie sepse ishim në presion”./IndeksOnline/