21:29 / E Shtunë, 08 Shtator 2018

Futbolli italian në zi: Ndërron jetë ish-mbrojtësi i Fiorentinas

Ish-mbrojtësi i Fiorentinas dhe Sampdorias, Giancarlo Galdiolo ka vdekur në moshën 69-vjeçare pas një sëmundje të gjatë.

Nofka e tij ishte, ”Gjiganti gjentelmen” dhe ai ka luajtur si mbrojtës i djathtë.

Gjatë viteve, 1970-80, ai ka luajtur për Violan, derisa dy vite i kaloi edhe te Sampdoria, transmeton IndeksOnline.

Galdiolo ka qenë duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë që nga viti 2010.

Image result for Giancarlo Galdiolo

Djali i tij kishte konfirmuar sëmundjen e mbrojtësit të njohur në futbollin italian.

Ai kishte bërë plotë 233 paraqitje në Serie A dhe u pensionua nga futbolli në vitin 1984./IndeksOnline/