20:40 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Futbollisti i Kosovës përfshihet në një rrahje gjatë miqësores, FA nis hetimet (Video)

Miqësorja e së mërkurës mes Mansfield Town dhe Sheffield Wednesday nuk ka shkuar siç duhet!

Takimi miqësor mes dy klubeve angleze nuk përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme, për shkak se lojtarët e të dyja skuadrave u përfshinë në një rrahje masive, shkruan IndeksOnline.

Gjithçka nisi pas një ndërhyrje të ashpër. Lojtarët, trajnerët dhe i gjithë stafi i skuadrave, u përfshinë në këtë rrahje, që tani është duke u hetuar nga Shoqata e Futbollit Anglez.

Dyshohet se krejt kjo rrahje filloi pas disa abuzimeve raciste që u drejtuan lojtarëve të Mansfield.

Kujtojmë që në këtë rrahje u përfshi edhe lojtari i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, që luan tek Sheffield.

Takimin e datës 24 korrik në fund e fitoi Mansfield, me rezultat 2-1./IndeksOnline/