Futbollisti italian vret ish të dashurën, më pas edhe veten
Një tragjedi ka ndodhur në zonën e Toscanas në Itali. Futbollisti, Federico Zini ka vrarë ish të dashurën e tij, Elisa Amato në orët e para të mëngjesit.
Pas këtij akti, ai ka kryer vetëvrasje. 25 vjeçari e zuri në pritë ish-in e tij e cila punonte si shitëse në një dyqan mode.
Zini ishte talent i skuadrës së Empolit, para se të luante për Tuttocuoio, skuadër që luan në serie D.
Më pas ai kishte luajtur edhe në Mongoli, Maltë, Filipine e Bullgari./Indeksonline/