15:33 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gani Dreshaj i del në ndihmë skuadrës kosovare që po rrezikonte pjesëmarrjen në ligë

Gani Dreshaj e ka treguar anën e tij humane edhe në një rast. Deputeti i AAK-së i ka dalur në ndihmë skuadrës basketbollistike, KB Istogu e cila po rrezikonte pjesëmarrjen në ligën e parë.

Pas lajmit në Indeksonline ku pasqyrohej gjendja e rëndë financiare e skuadrës së Istogut, Gani Dreshaj ka vendosur që t’i dal zot kësaj skuadre duke i ofruar ndihmë financiare.

http://indeksonline.net/skuadra-kosovare-mund-te-terhiqet-nga-gara-skane-pare-as-edhe-per-nje-byrek/

Lajmi është dhënë nga vetë skuadra e Rrafshit të Dukagjinit. Trajneri i skuadrës simpatike istogase, Fikret Shatri ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Dreshaj e ka ndihmuar skuadrën, ndërsa shpreh falëndërim të madh për të.

“Perderisa Klubit te Basketbollit Istogu, ju rrezikohej pjesemarrja ne garat zyrtare te liges se I në Basketboll, duke pasur parasysh kushtet e renda financiare, tash ka sinjale pozitive nga afariste dhe biznise te suksesshme Istogas qe kan shprehe deshire qe Klubin e Basketbollit Istogu, ta shohin dhe ngrisin ne nivel tjeter, prandaj deshirojme ti informojme te gjithe qytetaret e Istogut, dhe dashamiret e basketbollit, duke ju falenderuar vullnetit dhe deshires te z. Gani Dreshaj i cili ka shprehe gadishmeri konkrete per ti ndihmuar Klubit, vetem e vetem qe ky klub, mbase me prespektive shume te ndritur ne basketbollin e Kosoves, mos te largohet nga garat dhe mos te shuhet!
Prandaj shfrytezojme rastin qe z. Dreshaj ta falenderoj ne emer te gjithe anetareve te Klubit te Basketbollit Istogu, per ndihmen e ofruar.
P.s Falenderoj edhe Kuvendin Komunal, drejtorin per Kulture dhe Sport per ndihmen modeste dhene Klubit.
Ne anen tjeter inkurajojme edhe biznese tjera, qe ta zgjatin doren e mbeshtetjes, sepse klubi ka nevoje per mbeshteje shtese, ne menyre qe funksionimi te jete stabil, komplet dhe i qendrushem
Ju faleminderit nga zemra” thuhet në njoftimin e skuadrës së KB Istogut./Indeksonline/