08:31 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Gara e Messit dhe Ronaldos për gola nga gjuajtja e lirë

Me golin e shënuar në Leganés, Messi arriti realizimin e tij të gjashtë nga gjuajtja e lirë, ndërsa Ronaldo ende nuk është liruar këtë sezon.

Në përgjithësi avantazhi është edhe për argjentinasin. Messi ka 25 gola të shënuar, sipas të dhënave nga Barça, edhe pse La Liga  i ka të regjistruara vetëm 23, ndërsa portugezi ka qëndruar në 19. Pas tyre renditën Roberto Carlos (16), Ronaldinho (15), Duda (13), Assunça (12) ) dhe Rivaldo (11).

25 golave në Ligë duhet të shtohen 3 të arriturat në Ligën e Kampionëve, 3 në Kupë, dy në Superkupën Evropiane dhe një në Superkupën Spanjolle, e cila e sjell shifrën në 34. Dy më shumë se Cristiano , i cili e ndjek atë me 32, me 19 Ligë, 10 Champions League, 2 në Kupë dhe një në Kupën e Botës së Klubit. /IndeksOnline/

Temat: