14:23 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

“Gatuajnë” mbi kokën e Philippe Coutinhos (Foto/Video)

Kombëtarja e Brazilit sot mbajti seancën stërvitore duke u përgatitur seriozisht për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Gjatë stërvitjeve ndodhi një ngjarje interesante, ku futbollistët brazilian bën një gjest të veçantë për ditëlindjen e Philipe Coutinhos, shkruan IndeksOnline.

Disa futbollistë hodhën miell dhe vezë mbi kokën e Coutinhos, në vend se t’ia përgatitësin një tortë.

Ndeshjen e parë Brazili do ta luaj më 17 qershor, ndaj Zvicrës. Në grup bëjnë pjesë, Kosta Rika dhe Serbia./IndeksOnline/