23:55 / E Diele, 21 Janar 2018 / indeksADMonline

Gatuso ngre lartë Kesien, tregon pse nuk luajti Silva

Genaro Gatuso ka thurur elozhe për mesfushorin Frank Kesie pasi shënoi dy gola në fitorën 2-1 të Milanit kundër Cagliarit.

Gatuso tha se mesfushori është më i mirë se ai, pasi shënon shumë gola pavarësisht detyrës defanzive që ka.

Ai gjithashtu komentoi gabimin e Donarumas hde mosinkuadrimin e Andre Silvas.

“Kishte një gabim nga portieri gjatë golit, por kur ndeshja ishte 1-0 ai na mbajti në lojë me një mrekulli, kështu që këto gjëra ndodhin,” shprehet trajneri për Mediaset Premium.

“Duhet ta marrim nga ndeshja në ndeshje dhe më pas të shohim se ku do të përfundojmë. Po punojmë fortë dhe po rritemi.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e përgjithshme, por duhet të rrisim nivelin e përqendrimit. Në fund ishim pak të lodhur, por po fillojmë të luajmë futboll të mirë.

“Kessie është më i mirë se ç’kam qenë unë kur luaja futboll pasi shënon shtatë apo tetë gola në sezon.”

Ishte Kalinic ai që e filloi nga minuta e parë dhe përsëri nuk kishte vend për Siva-n.

“Do të luajmë 11 ndeshje në 43 ditët e ardhshme, kështu që do të ketë vend për të gjithë. Është përgjegjësia ime nëse ai nuk luan.” /indeksOnline/

Temat: