16:13 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Gaxherri: Çdo gjë është jashtë kontrollit në Kosovë!

Deputetja Besa Gaxheri në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se kanë pranuar me shqetësim të madh lajmin për parametrat e lartë të ndotjes së ajrit.

“Kur flasim për ndotjen e ajrit duhet të ndihemi keq të gjitha institucionet por edhe si shoqëri. Në Kosovë nuk funksionon asnjë hallkë për mbrojtjen e ambientit. Çdo gjë është jashtë kontrollit”, ka thënë Gaxherri.

Ajo ka shtuar se në bazë të raportimit të djeshëm nga institucionet relevante për këtë çështje, që nuk respektohen ligjet, inspeksioni nuk e kryen punën që përcaktohet nga ligji…

Gaxherri ka theksuar se KEK-u e ka obligim ligjor që të vendos elektrofiltrat, përndryshe inspeksioni ka për detyrë t’i vendos gjobat e deri në marrje të licencës.

Ajo e ka komentuar edhe ndalimin e qarkullimit të veturave sot në disa rrugë të kryeqytetit duke e quajtur vendim skandaloz, të padrejtë dhe joligjorë.

Temat: