Gazetarja nuk e njihte, Kastriot Tusha shprehet për momentin e sikletshëm (Video)
Nuk është se të gjithë i njohin figurat publike por kjo nuk rastisë të ndodh te gazetarët.
Një gjë e tillë i ka ndodhur tenorit të famshëm, Kastriot Tusha i cili është ndaluar nga një gazetare e cila nuk ia kishte idenë se kush ishte ai.
Kastrioti kujton se ky ishte një moment i sikletshëm për të, por thotë se nëse je gazetar duhesh të përgatitesh.
“Jo të gjithë duhet të më njohin mua, por kur mbulon një fushë të caktuar duhet të jesh e përgatitur. Të tjera përgjigje kisha në tru e të tjera gjëra thashë. Pati reagime të shumta nga ajo video dhe nuk ishte mirë për vajzën”, deklaroi Tusha për Top Channel.
Më poshtë mund të shihni videon që bëri shumë buj në media…