75 Mall Live Search
23:25 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gazetat angleze: Arsenali dëshiron ta shes Xhakën jashtë Anglisë

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka duket se nuk do të ketë të ardhme në Arsenal.

E sipas raportimeve të fundit të mediave angleze, Arsenali përveq se po dëshiron ta largoj nga klubi futbollistin kosovar atë po dëshirojnë ta largojnë edhe nga Anglia.

Një raportim nga Daily Mail tregon se Gunners dëshirojnë ta shesin mesfushorin në një klub të ligës gjermane në afatin e janarit.

Xhaka kohëve të fundit e humbi përkrahjen e tifozëve për shkak që i kishte fyer ata, e për këtë shkak atij edhe ju largua shiriti i kapitenit./Indeksonline/.