18:01 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gerrard pranë blerjes të yllit kosovar

Steven Gerrard pritet që ta kompletojë edhe transferimin e 13-të pasi që trajneri i Rangers është duke e kërkuar anësorin, Eros Grezda nga Osijek.

Reprezentuesi shqiptar është në shënjestrën e Gerrard pas lëndimit të anësorit, Jamie Murphy, i cili do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit.

28-vjeçari lëndoi ligamentet e gjurit në Betfred Cup në fitoren ndaj Klimarock dhe nuk do të luajë më këtë sezon, transmeton IndeksOnline.

Image result for eros grezda

Kështu, Rangers ka mbetur vetëm me të riun, Glenn Middleton si mbështetje për Daniel Cadeias dhe Ryan Kent, të cilët u transferuan në Skoci nga Liverpooli këtë verë.

Pas barazimit me Motherwell në Premiership, errard ka konfirmuar se edhe një mbrojtës mund të transferohet te skuadra e tij.

Por, është Greza ai i cili pritet të transferohet në Rangers pasi ai ka arritur tashmë në Glasgow për ta finalizuar marrëveshjen.

Transferimi i Grezdës nga Osijeku pritet t’i kushtojë Rangersit 2 milionë funte./IndeksOnline/