17:09 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Giggs iu ndërhyn futbollistëve në privatësi, ja çfarë u ndalon

Wellsi ishte në Kinë për dy ndeshje miqësore, ku skuadra e drejtuar nga Ryan Giggs u ndesh me Uruguain dhe Kinën.

Ish-ylli i Manchester United ka filluar me sanksione ndaj futbollistëve duke kërkuar disiplinë të madhe.

Ggigs ka kërkuar që futbollistët mos të zhvillojnë aktivitete private para ndeshjeve me kobtaren, shkruan indeksonline.

Një nga kufizimet që ndikon drejtpërdrejt te Bale sepse Giggs e ka ndaluar ekipin të luajë golf në kohën e lirë.

The Sun shpjegon se lojtarët si Bale, Ramsey, Hennessey apo Gunter kishin planifikuar të luajnë golf përpara ndeshjes kundër Uruguait në Kinë, por Giggs i detyroi ata të anulonin planin.

Ata në fund u detyruan të luajnë pingpong dhe loje me letra për të kaluar kohën e lirë. /IndeksOnline/

Temat: