Gjarpërinjtë më të rrezikshëm në Evropë, ka edhe në këtë komunë të Kosovës [Foto]
Kohëve të fundit janë publikuar në mediat kosovare disa fotografi të gjarpërinjve të llojeve më të rrezikshëm në Evropë, të cilët janë parë në disa vende të ndryshme të Kosovës. Kështu, dje është gjetur një kësi gjarpri në Parkun National të Gërmisë.
Gjarpri në fjalë ishte i llojit, Vipera Ammodytes, që konsiderohej helmues dhe vdekjeprurës.
Mirëpo, gjarpërinj të këtij lloji duket se ka edhe në komuna të tjera të Kosovës. Pra, bëhet fjalë në atë të Shtërpcës.
Sipas një lexuesi të “Indeksonline”, në fshatin “Izhancë” të kësaj komune ka disa lloje të këtyre gjarpërinjve.
Lexuesi në fjalë që ka dashur të mbetet anonim ka dërguar fotografi në redaksi ku shihet njëri prej tyre.
Më poshtë shikoni pamjet:
/Indeksonline/