18:19 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

“Gjashtë pikë në dy ditë – kjo është hera e parë për mua”

Jurgen Klopp dhe skuadra e tij Liverpool arriti që në fund të ndeshjes t’i gëzoj tre pikë të arta.

Viti 2018 u nis mjaftë mirë nga “The Reds” pasi fituan kundër Burnleyt me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Klopp është i befasuar me paraqitjen e ekipit përkundër mungesave si Salah dhe Coutinho.

“Luajtëm mjaftë mirë, jam i befasuar. A e kemi merituar fitoren? Nuk më intereson, kemi marrë tre pikë. Gjashtë pikë në dy ditë – kjo më ka ndodhur për herë të parë”, ka thënë Klopp.

Kujtojmë se Liverpooli para dy dite fitoi në “Anfield” 2 me 1 kundër Leicester Cityt.

Liverpooli me këto dy fitore tani gjendet në pozitën e katërt me 44 pikë./IndeksOnline/