14:48 / E Shtunë, 04 Prill 2020 / indeksADMonline

Gjashtë të shëruarit nga koronavirusi do të lirohen sot

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka bërë të ditur mbrëmë se janë shëruar edhe gjashtë persona të tjerë nga koronavirusi.

Infektologu Salih Ahmeti për klankosova.tv ka thënë se këta persona sot do të lirohen për në shtëpi.

“Sot do të lirohen gjashtë persona pasi kanë dalë negative pas rezultateve të dyta. Katër kanë qenë në Klinikën Infektive, ndërsa dy të tjerë kanë marrë trajtim ambullantorë, kanë qenë në shtëpitë e tyre në karantinë”, ka thënë Ahmeti.