20:10 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur një 63 vjeçar në Prishtinë

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka pranuar informatën se sot rreth orës 18:00 në lagjen “Pejton”, një person, D.T, i moshës 63 vjeçare është gjetur i shtrirë. Menjëherë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në viktimën e cila ishte pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zyrtarja për informim, Flora Ahmeti.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës  (mashkull) D.T.63 vjeç me urdhër te prokurorit do të dërgohet në IML për obduksion ndërkohë që njësitet policore në koordinim me prokurorinë përkatëse po merren me hetimin dhe sqarimin e rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Më tutje, ajo ka shtuar se rasti  është inicuar si vdekje e dyshimtë./Indeksonline/