10:29 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjendet i vdekur një person në Pejë, viktima kishte lëndim në kokë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.

PK sqaron se tek viktima është vërejtur një lëndim në kokë, ndaj rasti po hetohet.

“Është raportuar se një person mashkull K-Shqiptar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Te viktima është vërejtur një lëndim në kokë andaj me urdhër te prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në institutin e mjekësin ligjore. Rasti mbetet për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin e policisë.