Gjendet një 17 vjeçar i vdekur në Viti
Një 17 vjecar është gjetur i vdekur në fshatin Verban të Vitisë.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë për Indeksonline se rasti po cilësohet si i dyshimtë, derisa me vendim të prokurorit, trupi është dërguar për obduksion.
Ndërkaq, sipas burimeve të Indeksonline, dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje. /Indeksonline/