15:21 / E Mërkurë, 07 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjendja e rëndë e fushës së “Fadil Vokrrit”, FFK angazhon ekspert të huaj

Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, kryetari Agim Ademi dhe anëtari i KE të FFK-së, Mirsad Çollaku sot janë takuar me ekspertin e fushave të futbollit, i cili është i angazhuar në tërë regjionin për prodhimin dhe mirëmbajtjen e fushave të futbollit sipas rekomandimeve të UEFA-s.

Ata u dakorduan për bashkëpunim rreth krijimit të fushave të reja, renovimin e fushave ekzistuese si dhe mirëmbajtjen e tyre, me theks të veçantë për mirëmbajtjen e fushës së stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Indeksonline/