21:37 / E Martë, 26 Dhjetor 2017 / k.v

Gjeneral Rama: FSK-ja e gatshme për ushtri (Video)

Nuk jep data se kur FSK-ja mund të bëhet ushtri, por siç i takon çdo komandanti, tregon për të arriturat dhe gatishmërinë që kanë.

Gjeneral-lejtnant, Rrahman Rama në një intervistë për Tribuna Channel deklaron se kanë mandat kushtetues dhe ligjor për t’i kryer obligimet e tyre karshi procesit.

Thotë se FSK-ja i ka përmbushur të gjitha obligimet përgjatë këtij viti dhe i kanë ngritur kapacitetet e nevojshme në bashkëpunim me NATO-n.

Vlerëson se data për transformimin e FSK’së në Ushtri, është çështje e politikës.

E kabineti i kryeministrit deklarojnë se për transformimin e FSK-së në ushtri nuk është caktuar ndonjë datë.