13:51 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjenerali i KFOR-it: Për tu bërë ushtria duhen deri në 10 vjet

Gjenerali i NATO-s, James Foggo foli për çështjen e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Sot në ceremoninë e ndërrimit të komandave të KFOR-it, në radhët e pjestarëve të KFOR-it të cilët ishin renditur nga të gjitha kombet, mungonte FSK.

Gjenerali Foggo u deklarua edhe për transformimin e FSK-së.

“Sa i përket transformimit është një diskutim i vazhdueshëm, janë bërë disa vizita të palëve kryesore edhe jashtë Kosovës, kjo ka qenë një lloj ngarkese për shkak se kërkohen ndryshimet kushtetuese. FSK është shumë profesionale kam qenë edhe i kam vizitu të gjitha kazermat. Merr deri në 10 vjet për të bërë ushtri, nuk mund të bëhet një ushtri brenda natës. Ne kemi këtu 4 mijë pjesëtarë të KFOR-it , do të thotë se kemi një përkushtim ndaj tyre dhe duhet të ketë buxhet për të mbajtur”, tha ai.