20:35 / E Diele, 26 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjermanët dominojnë tregun e kamionëve në SHBA

Daimler ka shitur 50,000 kamionë të modelit të tij Freightliner New Cascadia në SHBA që nga fillimi i prodhimit të tij në janar 2017.

Cascadia jubilar është shitur në Klermont në Karolinën Veriore për një kompani që tashmë ka 550 Freightliners, duke përfshirë 120 Cascadia të reja. Cascadia e re është kamioni më i suksesshëm i klasës së tetë Daimler në tregun e Amerikës së Veriut dhe gjermanët vazhdojnë të ndjekin trendet.

Daimler para një muaji paralajmëroi një test të një versioni plotësisht elektrik Freightliner eCascadia. Me markat e saj Freightliner dhe Western Star, kamionët Daimler janë lider i padiskutueshëm në tregun amerikan me një pjesë prej rreth 40% në klasat e mesme dhe të rëndë. /IndeksOnline/