19:53 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Gjermania urdhëron Mercedesin t’i tërheq 230,000 makina

Përpos 774,000 makinave që Mercedes-Benz u detyrua t’i tërheq në të gjithë Evropën, tani Ministria e Transportit në Gjermani ka urdhëruar tërheqjen e 238,000 automjeteve, raporton Reuters.

Automjetet kryesore në fjalë përfshijnë modelet dizel si Mercedes GLC, C-Class dhe Vito.

Ministria është në gjendje të bëj thirrje për tërheqje vetëm për automjetet brenda Gjermanisë.

Daimler ka rënë dakord të bashkëpunojë me autoritetet dhe thotë se ka gjetur një zgjidhje teknike për përditësimin e softuerit në automjetet e Mercedes-Benz, të cilat i mundësojnë kompanisë të shmangë marrjen e gjobës.

Prodhuesi gjerman ndodhet në gjendje të vështirë pas mashtrimit me teste të emetimit të gazrave të dëmshme në motorët dizelë. Vlerësohet se tërheqja dhe intervenimi në 774.000 automjete do t’i kushtojë Mercedesit 100 milionë euro. /IndeksOnline/