75 Mall Live Search
10:09 / E Martë, 28 Prill 2026 / G T

Gjest fantastik! Dembele dhe Upamecano ftojnë n’stadium banorët e lagjes për ta shikuar ndeshjen PSG-Bayern

Dayot Upamecano dhe Ousmane Dembele do të jenë përballë njëri-tjetrit mbrëmjen e sotme në gjysmëfinalen e UEFA Champions League, ku Paris Saint-Germain-i pret Bayern Munchen-in në “Parkun e princave”.

Dy futbollistët francezë, të cilët janë rritur në të njëjtën lagje në “Evreux”, do të jenë rivalë në fushë, por kanë dhënë një shembull të rrallë jashtë saj, shkruan Indeksonline

Ata kanë marrë një vendim të përbashkët për të sjellë në stadium banorët e lagjes së tyre, duke mbuluar të gjitha shpenzimet për këtë udhëtim.

Ky gjest është vlerësuar si një shprehje e fortë e lidhjes me rrënjët dhe komunitetin nga i cili kanë dalë, duke treguar se, pavarësisht suksesit në nivelet më të larta të futbollit evropian, lidhjet personale dhe mirënjohja mbeten të pandryshuara./Indeksonline/